Vengu: Shqipëria, Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin ushtarak, në 2026 stërvitja e parë trilaterale

Aktualitet | 9 muaj më parë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Sipas tij, shefat e shtabeve të tre vendeve kanë zhvilluar një takim të përbashkët, duke konfirmuar angazhimin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në postimin e tij, Vengu thekson se prioritetet kryesore të kësaj marrëveshjeje janë: më shumë bashkëpunim ushtarak; më shumë ndërveprueshmëri mes forcave të armatosura; dhe më shumë gatishmëri operacionale.

Ministri bëri të ditur se fokusi do të jetë në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, me synim përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride në rajon dhe më gjerë.

Sipas Vengut, viti 2026 do të shënojë organizimin e stërvitjes së parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike të tre vendeve.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët.

Më shumë bashkëpunim ushtarak

Më shumë ndërveprueshmëri

Më shumë gatishmëri operacionale

Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike”, shkruan Vengu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme