Vengu vizitë zyrtare në Budapest: Fokusi te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest, ku në foks të takimeve ka qenë investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe forcimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes.
Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën e saj në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Gjatë takimit u njohën nga afër kapacitetet teknologjike dhe modeli i zhvillimit industrial që kjo kompani përfaqëson.
“Hungaria është një shembull i qartë se si investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes prodhon kapacitete reale dhe vlerë strategjike në Europën Qendrore. Vizita në Budapest nisi me një takim në zyrat qendrore të “Pro Patria Electronics”, një kompani e suksesshme në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike, si model konkret i zhvillimit industrial dhe teknologjik. Synimi ynë është i qartë: integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese”, shkruan Vengu.
Synimi i kësaj vizite është integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, me qëllim ndërtimin e aftësive të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese për forcimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




