Vetëvaret në burgun e Reçit amerikani që vrau bashkëshorten në Shkodër

Aktualitet | 1 vit më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në burgun e Reçit në Shkodër, ku është vetëvarur në qelinë e tij shtetasi amerikan Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sandra Saporito.

Sipas burimeve nga institucioni, Saporito është gjetur nga bashkëvuajtësit në gjendje kritike dhe është dërguar menjëherë në urgjencën e burgut, ku mjekët konstatuan se kishte ende puls. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, por pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja ka ndodhur më 28 tetor 2025, ndërsa sipas njoftimit zyrtar të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, viktima ishte në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, që i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Saporito ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe transferuar në burg më 4 maj 2025.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Prokuroria, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe drejtuesit e burgut të Reçit, po punojnë për të dokumentuar çdo detaj lidhur me vetëvrasjen e 57-vjeçarit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme