“Vetura e Jota-s s’ishte me shpejtësi, e kam ndërgjegjen e pastër”, flet dëshmitari i vetëm i aksidentit ku humbën jetën dy futbollistët

“Unë filmova gjithçka, kam kaluar aty sapo ndodhi aksidenti dhe u mundova të jepja ndihmën time, por ishte vonë. E kam ndërgjegjen e pastër. Nuk e dija se kush ishte brenda asaj veture atë natë. Ngushëllime familjarëve”.
Në dëshminë e tij, Jose Azevedo, shoferii i kampionit që i dha ndihmën e parë Jota-s dhe të vëllait, në aksidentin që u kushtoi jetën futbollistëve, rrëfen se vetura e tyre nuk ishte me shpejtësi.
Versioni i shoferit nuk përkon me raportin paraprak të policisë së zonës, sipas të cilit vetura ka qenë me shpejtësi edhe pse dinamika e aksidentit do të mësohet e plotë në momentin kur ekspertët të mbarojnë së ekzaminuari gomat e veturës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




