Vidhet nga muzeu i Vjenës gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli të Egjiptit

Vidhet gjerdani mbretëror me 673 diamante nga Muzeu i Arteve të Aplikuara (MAK). Dy persona kanë arritur të grabisin një ditë më parë, xhavahirin që peshon gjithsej më shumë se 200 karat dhe që i përkiste Mbretëreshës Nazli të Egjiptit.
Vjedhja ndodhi të enjten, ndërsa muzeu ishte i hapur për publikun. Sipas policisë, dy persona të panjohur thyen vitrinën prej xhami ku ndodheshin bizhuteritë, i grabitën dhe më pas ikën me vrap. Autoritetet publikuan foto të dy të dyshuarve, të cilët shfaqeshin të veshur me të zeza brenda muzeut, si dhe një foto të bizhuterive të vjedhura.
Nazli e kishte veshur atë në vitin 1939 në dasmën e vajzës së saj, Princeshës Fauzia, me trashëgimtarin e atëhershëm të fronit iranian, Mohammad Reza Pahlavi, i cili më vonë u bë Shah i Iranit.
I njëjti gjerdan u shit në ankand në Nju Jork në vitin 2015 për rreth 4.3 milionë dollarë, sipas Sotheby’s. Autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet e tyre për kapjen e dy të dyshuarve dhe për të rikuperuar bizhuteritë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




