Vijojnë punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodrës, Rama: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

Aktualitet | 4 muaj më parë

Në hyrje të qytetit të Shkodrës po vijon ndërtimi i Muzeut të Lundrimit, një projekt që synon të ruajë dhe promovojë historinë e pasur të lundrimit në këtë zonë, duke e shndërruar atë në një pikë të rëndësishme kulturore dhe turistike.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga ecuria e punimeve, duke theksuar se muzeu po merr formë si një hapësirë kushtuar trashëgimisë së lundrimit dhe historisë së qytetit.

“Me pamjen e Muzeut të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, që do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

Kompleksi pritet të pasurojë ofertën kulturore të Shkodrës, duke krijuar një atraksion të ri për banorët dhe vizitorët vendas e të huaj. Projekti synon të ndërthurë historinë, kulturën dhe turizmin, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të potencialit turistik të qytetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme