Vijojnë punimet për muzeun e Sterjo Spasses

Kulturë | 6 vite më parë

Po vijojnë më ritme të kënaqëshme punimet për rikonstruksionin  e shkollës së  shkrimtarit Sterjo Spasse në fshatin Gollomboç në Bashkinë Pustec. Punimet e nisura 2 muaj më parë pak nga pak po e kthejnë në identitet godinën e cila do të shërbejë si muze në nder të shkrimtarit I cili punoi e shkroi për edukimin e brezave. Deri tani është bërë ndërtimi I çatisë dhe I verandës. Në katin e parë kanë mbaruar suvatimet dhe është shtruar I gjithë rrjeti elektrik. Po bëhet çmontimi I fugaturës së vjetër për tu bërë ajo e re.

Është bërë gjithashtu dhe pjesa e soletës, e korniza e kreut të murit. Gjatë punimeve ka dalë në pah dhe një tjetër element I cili kishte kohë që kishte humbur.

Sipas arkitekit dhe përgjegjësit deri tani janë bërë rreth 70% të punimeve, duke u favorizuar shumë dhe nga kushtet atmosferike. Ky bashkëpunim ndërkufitar do të bëjë të mundur tërheqjen e më shumë vizitorëvë si dhe promovimin e turizmit në këtë zonë. Ky është muzeu I parë në Bashkinë Pustec.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme