Vijojnë trazirat në Los Anxhelos, Trump aktivizon trupa të reja të Gradës dhe Marinsat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po dislokon 2,000 trupa të tjera të Gardës Kombëtare dhe po aktivizon 700 marinsa në zonën e Los Angeles për të ndihmuar në përgjigjen federale ndaj protestave kundër emigracionit.
Demonstratat filluan në Los Anxhelos të premten, pasi u mor vesh se oficerët e Shërbimit Doganor të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në të gjithë qytetin.
Policia ndërhyri ndaj protestuesve të hënën, duke qëlluar me plumba gome drejt turmave, ndërsa Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili e ka çuar administratën Trump në gjyq për vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare pa autorizimin e tij.
Lidhur me aktivizimin e marinsave nga Trmp, Newsom e cilëson një “fantazi e çmendur”, ndërsa shton se Trump është një “president diktatorial”.
Protesta kundër bastisjes ndaj emigracionit dhe deportimeve masive kanë filluar edhe në qytete të tjera anembanë SHBA-së. Trump është zotuar të deportojë një numër rekord njerëzish që ndodhen ilegalisht në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




