Vijon protesta e minatorëve në Spaç, procedohen dhjetë persona. Kompania kundërshton mandatin e sindikatës

Aktualitet | 1 vit më parë

Protesta e minatorëve në Spaç vijon për të dytën ditë radhazi, pas përplasjes me policinë ku dhjetë persona, mes tyre nëntë punëtorë dhe një përfaqësuese sindikale, janë proceduar penalisht për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe pengim të qarkullimit.

Minatorët janë mbledhur në hyrje të minierës, duke denoncuar veprimet e dhunshme të policisë dhe kërkuar njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës.

Në një deklaratë publike, kompania “TETE Albania” shprehet se është e hapur për dialog, por sipas saj sindikata nuk ka paraqitur dokumentacionin e plotë ligjor, ndërsa mandatit të kryetarit të saj, Kol Nikollaj, i ka përfunduar që prej vitit 2024.

Kompania thekson se çdo veprim që anashkalon procedurat ligjore apo pengon punën i shkakton dëm ekonomik shoqërisë dhe punëmarrësve.

Rreth 70 minatorë kanë ndërprerë punën që prej 8 tetorit dhe thonë se nuk do të tërhiqen pa plotësimin e kërkesave të tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme