Vini Jr. kërkon kushte të njëjta si Mbappé, rritja pagës dhe të drejtat e imazhit mbajnë pezull rinovimin me Real-in

Vinicius Junior ka hyrë në vitin e tij të fundit si lojtar i Real-it pa firmosur një akord për zgjatjen e kontratës. Sulmuesi brazilian shikohet si një aset i rëndësisëhm nga Florentino Perez, por jo i domosdoshëm.
Për klubin madrilen rëndësi ka fakti që 26-vjeçari të rinovojë ose të largohet duke u shitur dhe jo të presë fundin e kontratës për të lënë kështu me parametra zero “Santiago Bernabeu”-n.
Mediet spanjolle kanë zbuluar se Vinicius Junior për momentin paguhet me rreth 15 milionë euro në vit ndërsa arkëton vetëm 20% të të ardhurave nga të drejtat e imazhit.
Për të rinovuar ai ka kërkuar një pagë vjetore fikse 20 milionë euro në vit ndërsa të drejtat i imazhit i kërkon 100%. Siç dihet në këtë aspekt braziliani nuk kërkon që të tolerojë pasi pretendon të njëjtin trajtim si Mbappé, i cili kur shkoi në Madrid siguroi 100% të ardhurat nga kontratat me sponsorët personal.
Të tillë Vinicius ka plot 18-të: Clear, Omo, Gatorade, Rexona, PlayStation, Apple, Pepsi, Betnacional, Vivo, Prada, Dubai Tourism, Boss, UNESCO, Nike, Havaianas, Visa, Marriott Bonvoy. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



