Virozat te të vegjlit, ngrohja e stinës ka ulur numrin e shtrimeve në spitalin e Kukësit
Në Pediatrinë e Spitalit Rajonal të Kukësit është vërejtur një rënie e ndjeshme e rasteve të fëmijëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekja pediatre Lume Elezi thotë se kjo përkon edhe me fillimin e periudhës së pushimeve verore dhe ngrohjen e motit.
“Rastet që paraqiten janë virozat, kryesisht me të vjella, bark, temperaturë, por nuk jemi më në kulmin e tyre”, u shpreh mjekja.
Mjekja apelon për më shumë kujdes nga prindërit, sidomos në përdorimin e ilaçeve. Ajo thekson se ndërgjegjësimi ka nisur të rritet sa i përket antibiotikëve që merren pa konsultë me mjekun.
“Nevojitet një higjienë e mirë, konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe ujit. Rastet me temperaturë të lartë të këshillohen me mjekun. Ka një ndërgjegjësim nga prindërit që nuk paraqiten në farmaci për të blerë ilaçe, por këshillohen me mjekun”, tha ajo.
Mjekët iu bëjnë thirrje qytetarëve që, për çdo shqetësim, të drejtohen pranë mjekut specialist.
Gazetare: I. Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




