Virusi i Nilit perëndimor prek Europën, raportohen raste në pesë shtete
Virusi i Nilit Perëndimor ka nisur të përhapet me shpejtësi në disa vende të Europës. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve, raste janë konfirmuar në Itali, Greqi, Spanjë, Rumani dhe Maqedoninë e Veriut.
Italia mban numrin më të madh të të prekurve me raste të shpërndara në 16 zona të ndryshme. Ndërkohë në Greqi janë regjistruar 21 persona të infektuar, ku shumica prej tyre kanë pasur prekje të sistemit nervor qendror.
Autoritetet greke njoftojnë se 13 pacientë ndodhen të shtruar në spital, por fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë viktimë. Për shkak të kushteve të motit dhe pranishmërisë së mushkonjave, ekspertët parashikojnë se numri i të prekurve mund të rritet gjatë verës.
Qendra Evropiane e Shëndetit ka nisur publikimin e raporteve javore për të ndjekur hap pas hapi ecurinë e infeksionit.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin masa mbrojtëse vetjake pasi është e pamundur të parashikohen zonat e radhës që do të preken. Mjekët kujtojnë se mbrojtja nga kafshimi i mushkonjave mbetet hapi kryesor për të parandaluar marrjen e virusit
Gazetar: A.Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




