Vizita në Izrael/ Rama merr pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit

Politikë | 9 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë sot (27 janar) në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, një ditë më parë, Rama u prit nga homologu i tij Benjamin Netanyahu me të cilin zhvilloi dhe një takim “kokë më kokë”.

Diskutimi mes tyre u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, bashkëpunimin politik dhe institucional, si dhe çështje të interesit të përbashkët në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Më pas, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama u pritën në një ceremoni zyrtare nga Kryetari i parlamentit të Izraelit, Amir Ohana, ndërsa kryen nderime edhe para 2 monumente përballë Knessetit, për të rënët e luftërave të Izraelit.

Kryeministri mbajti më tej një fjalim të posaçëm në seancën e posaçme të parlamentit izraelit, Knesset, duke e konsideruar momentin si një nder të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Rama e nisi vizitën në Izrael më 25 janar, teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ndalesa e parë në nisje të vizitës së tyre ishte Nova Site, për të cilin u shpreh se ishte një vend “që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme