Vizita në Prishtinë, Rama pritet nga Kurti me ceremoni zyrtare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Prishtinë me homologun e tij, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Kosovë. Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Kurti, ndërsa më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim të përbashkët ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet rajonale.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama u prit gjithashtu edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë takim u riafirmua partneriteti strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve, si dhe angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.
Të dy liderët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke nënvizuar gjithashtu rolin konstruktiv të të dy shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë dialogun dhe bashkëpunimin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



