Vjosa del në pjesën e Novoselës, kryetari i njësisë: Janë evakuuar 13 familje dhe 40 hektarë tokë nën ujë

Kryetari i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, ka njoftuar për situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati, që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.
Sipas tij, si masë paraprake për sigurinë e banorëve, janë evakuuar 13 familje që janë përfshirë nga uji. Po ashtu, përmbytjet kanë prekur rreth 40 hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e zonës.
“Lumi ka dalë nga shtrati dhe 13 familje janë evakuuar. Rreth 40 hektarë tokë është përfshirë nga uji. Janë njoftuar të gjitha strukturat dhe janë marrë masat për largimin e banorëve, ndërsa fshatarët janë paralajmëruar të jenë të përgatitur për çdo ndryshim të prurjeve,” tha Shakaj.
Shakaj theksoi se strukturat vendore janë në terren dhe monitorojnë situatën në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Ai u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




