Vjosa, destinacioni i adrenalinës verore, “rafting”-u tërheq gjithnjë e më shumë turistë
Temperaturat e larta të kësaj vere kanë kthyer lumin Vjosa në një nga destinacionet më të frekuentuara për ata që kërkojnë freski dhe aventura. Rrjedha e saj e egër, peizazhet mahnitëse dhe natyra e paprekur po tërheqin çdo ditë vizitorë vendas e të huaj. Për shumë turistë, Vjosa nuk është thjesht një vend për t’u çlodhur, por edhe një mundësi për të përjetuar emocione të forta përmes sporteve ujore. Mes tyre, rafting-u mbetet aktiviteti më i kërkuar, duke ofruar një kombinim unik të adrenalinës dhe bukurive natyrore.
Siç e thonë dhe vetë turistët, interesi për rafting-un në Vjosë po rritet nga viti në vit. Operatorët turistikë thonë se numri i vizitorëve është në rritje, ndërsa gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin këtë eksperiencë si pjesë të pushimeve të tyre.
Përtej adrenalinës, rafting-u në Vjosë është edhe një mënyrë për të promovuar bukuritë natyrore të një prej lumenjve të fundit të egër në Evropë. Robert Tabaku, operator turizmi, thotë se presin që fluksi i vizitorëve të vijojë të rritet gjatë gjithë sezonit veror, duke e kthyer Vjosën në një pikë referimi për turizmin.
Gazetare: L. Koçiu
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




