Vendimet e qeverisë/ Gent Gazheli ikën nga Doganat, emërohet zv.ministër i Mjedisit. Në vend të tij caktohet Besmir Beja. Gentian Kerri, Sekretar i Përgjithshëm i “Financave”

Politikë | 9 muaj më parë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure (28 janar) disa ndryshime në drejtimin e disa institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e Gent Gazhelit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërimin e tij si zv.ministër i Mjedisit.

Po ashtu, me vendim qeverie, Besmir Beja është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është emëruar Gentian Kerri.

“Njoftim për Mediat – Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

– Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

– Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

*Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

– Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme