Vllaznia-Daugavpils në RTSH/ Martini: Largimi i Grudës dhe dëmtimet nuk janë justifikim!

Conference League | 1 vit më parë

Vllaznia është gati për letonezët e Daugavpils. Në “Elbasan Arena” do të luhet takimi i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Conference League, takim ky që do të transmetohet për publikun shqiptar në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar.

Vigjilja e ndeshjes që nis në orën 20:00 është trazuar jo pak nga dëmtimet e Malës dhe Krymit, por edhe nga largimi i Ildi Grudës, i cili ishte protagonist absolut me Egnatian në Champions. Për organikën dhe detaje rreth përgatitjeve për sfidën e radhës, trajneri i ekipit shkodran mbajti sot një konferencë për shtyp.  

“Gjendja e shumicës prej lojtarëve është e mirë, Mala ka pasur probleme dhe do të jetë në stol, nëse do të jetë një ndeshje e ekuilibruar do të na duhet ta aktivizojmë. Krymi është stërvitur me ekipin, nesër do të sakrifikojë dhe do të aktivizohet nga minuta e parë. Disa gjëra nuk na kanë shkuar ashtu si duhet, por ju kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet fituar, e dimë që është e vështirë, me gjendje të mirë fizike, por ne do të futemi në fushë dhe do bëjmë punën tonë për tu kualifkuar në turin tjetër”, tha Edi Martini.

Gjatë konferencës për shrtyp e pashmangsme ishte edhe pyetja rreth Ildi Grudës. “E pashë ndeshjen e Egnatias, nuk kam shumë koment, e kam mendjen te ekipi im, nuk dua ta diskutoj më këtë temë, është çështje e harruar për mua personalisht dhe për ekipin po se po, koha do tregojë çdo gjë. Nuk e di për deklaratën e tij, nuk e kam degjuar, s’më intereson”, u shpreh Edi Martini.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme