Vlorë, kujtohet çlirimi i ishullit të Sazanit, certifikata mirënjohjeje për ish-ushtarakët që shërbyen

Është përkujtuar në Vlorë çlirimi i ishullit të Sazanit. Nata e 22 tetorit të vitit 1944, solli triumfin e forcave shqiptare në çlirimin e ishullit kundër forcave nazi-fashiste. Në këtë organizim morën pjesë anëtarë të shoqatës së ushtarakëve të Sazanit, familjarë të heronjve të rënë në luftë si dhe anëtarë të autoritete lokale.
Kryebashkiaku Dredha ka ndarë edhe 3 certifikata mirënjohëse për ish ushtarak që shërbyen në Ishullin e Sazanit, si dhe familjar të heronjve të rënë në ishull.
Ishulli i Sazanit pas Çlirimit u kthye si një nga bazat më të rëndësishme ushtarake të sistemit komunist, ndërsa jetuan e shërbyen aty qindra ushtarak të cilët morën me vete edhe familjet, duke e kthyer Ishullin në një qytezë, Gjurmët e së cilës janë ende të gjalla.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




