Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri, dyshohet se kanë ardhur nga aktivitete kriminale

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij, të cilët janë nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Hetimet kanë çuar në identifikimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të parregullt.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë troje, ndërtesa, ambiente shërbimi, apartamente dhe biznese, si më poshtë:
• Truall me sipërfaqe 1600 m², në emër të shtetasit P.C., Vlorë;
• Bodrum 841.75 m², në emër të F.C.;
• Njësi shërbimi 112.82 m², në emër të F.C.;
• Njësi shërbimi 36.14 m², në emër të F.C.;
• Njësi shërbimi 59.5 m², në emër të F.C.;
• Njësi shërbimi 47.27 m², në emër të F.C.;
• Njësi shërbimi 97.42 m², në emër të F.C.;
• Apartament 72.36 m², në emër të shoqërisë “F” shpk;
• Apartament 89.90 m², në emër të shoqërisë “F” shpk;
• Njësi shërbimi 324.17 m², në emër të F.C.;
• Njësi shërbimi 318.16 m², në emër të F.C.;
• Ndërtesë 115 m², në emër të F.C.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




