Volejboll femra: Skënderaj përmbys Partizanin dhe fiton Kupën

Sporte të tjera | 2 vite më parë

KV Skenderaj ka arritur të triumfojë, duke fituar me përmbysje në finalen dramatike të Kupës së Pavarësisë 2024 për kategorinë e femrave, duke mposhtur KV Partizanin me rezultat 3-2.

Ndeshja, që u transmetua në RTSH, nisi në favor të Partizanit, i cili kontrolloi dy setet e para duke fituar 19:25 dhe 20:25 falë një mbrojtjeje të mirë dhe sulmeve të sakta. Por në setin e tretë, KV Skenderaj shpërtheu me një performancë mbresëlënëse, duke fituar 25:13 dhe duke rikthyer emocionet në finale.

Në setin e katërt, skuadra kosovare vazhdoi me ritmin e lartë dhe e fitoi 25:20, duke barazuar ndeshjen dhe e dërguar atë në setin vendimtar. Në “tie-break,” Skenderaj tregoi qetësi dhe përqendrim, duke triumfuar 15:11 dhe siguruar titullin e Kupës së Pavarësisë 2024.

KV Skenderaj 3-2 KV Partizani

Setet: 19:25, 20:25, 25:13, 25:20, 15:11


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme