Von der Leyen: Europa, më e bashkuar. Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund!

Politikë | 1 vit më parë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për një Europë më të bashkuar sot. Në fjalën e saj në seancën e parë plenare të Samitit të Komunitetit Europian, von der Leyen tha se “Europa është zgjuar” dhe se e ka të qartë rrugën për të ecur përpara.

Sikurse edhe liderët europianë, ajo deklaroi se Europa qëndron në krah të Ukrainës dhe se nuk do të ndalojë përpjekjet për arritjen e një paqeje. Von der Leyen shtoi se po përgatitet edhe një paketë e re sanksionesh ndaj Rusisë.

“Ajo që perceptuam si rend botëror po kthehet në çrregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe betejat e tjera. Nevoja për një thirrje për Europën për t’u zgjuar është artikuluar një sërë herësh. Sot Europa është zgjuar, i ka sytë hapur dhe ne e dimë që duhet të ecim përpara, na duhet të ndërtojmë këtë qëndresë tonën dhe të thellojmë rrjedhjen e partneriteteve në të gjithë botën. Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë dhe Europa ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Ukrainës. Fakti që jemi të ulur këtu sëbashku me ju Volodymyr është provë e bashkimit tonë të palëkundur. Sanksionet kundër Rusisë po japi efekt dhe ne jemi gati të bëjmë më shumë për ta sjellë Putin në tryezën e negociatave. Kjo luftë duhet të përfundojë! Ne duam paqe, kështu që po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve. Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për paqe”, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme