Von der Leyen: Probabiliteti më i lartë një ”no deal” postBrexit

Botë | 6 vite më parë

Samiti e liderëve të BE mbi çështjen Brexit ishte shumë I shkurtër dhe tashmë ka përfunduar.

Sipas asaj që mësohet, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa nuk dha përqindje mbi suksesin e negociatave në progres, deklaroi se ”ekziston probabiliteti më i lartë për një jo-marrëveshje (no-deal)”.

Nuk kishte asnjë diskutim për këtë.

I vetmi që mori fjalën ishte kryeministri irlandez, Michael Martin, i cili vlerësoi nënkryetarin e Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic dhe ministrin britanik Michael Gove për përfundimin e zbatimit të marrëveshjes së divorcit.

”No deal” është një mundësi e fortë mbi marrëdhëniet tregtare me BE për postBrexit, deklaroi edhe kryeministri britanik, Boris Johnson gjatë takimit me Von der Leyen.

”Ka ardhur koha që popullata britanike dhe bota e biznesit të përgatiten për të”, theksoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme