Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Botë | 1 vit më parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se rrëzimi i një avioni luftarak rus që shkel hapësirën ajrore të NATO-s është një opsion “në tryezë”. Deklarata u bë gjatë një interviste për CNN, ku Von der Leyen theksoi rëndësinë e mbrojtjes së territorit të aleancës.

“Mendimi im është se ne duhet të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë,” tha ajo. “Kjo do të thotë që nëse ka një ndërhyrje në hapësirën tonë ajrore, pas një paralajmërimi, pasi të jetë bërë shumë i qartë, padyshim që opsioni i rrëzimit të një aeroplani luftarak që ndërhyn në hapësirën tonë ajrore është në diskutim.”

Von der Leyen e cilësoi veprimtarinë e Rusisë si pjesë të një “lufte hibride” që ka vite që po zhvillohet kundër demokracive evropiane.

“Ne po luftojmë në të gjitha frontet,” theksoi ajo.

Ajo sqaroi se ndonëse një vendim i tillë është kompetencë e NATO-s, ajo dëshiron të jetë e qartë se “territori ynë nuk mund të preket.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme