Vora-Flamurtari në RTSH, Garsia: Futemi në çdo ndeshje për të fituar

Trajneri i Flamurtarit, Karlos Garsia, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Vorës, që do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin e Laçit dhe do të transmetohet në RTSH 2. Tekniku spanjoll i vlonjatëve vlerëson kundërshtarin, por thekson se skuadra e tij kërkon fitoren e parë sezonale në Abissnet Superiore.
“Çdo ndeshje e radhës është e rëndësishme. Është një takim i vështirë por ne jemi gati. Të gjithë lojtarët janë gati me dëshirë për të luajtur dhe fituar. Ne futemi në çdo ndeshje për të fituar. E rëndësishme është që ekipi duhet të japë maksimumin.
Ne gjithmonë do të japim maksimumin. Kjo është e rëndësishme. Filozofia jonë është që ne gjithmonë të fitojmë. Ne jemi Flamurtari”, ka thënë mes të tjerash Garsia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




