Vora shtang Teutën, vendos Kasalla

Vora ka arritur një fitore 1-0 përballë Teutës në ndeshjen mbyllëse të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.
Një sfidë ku vorakët u treguan më kërkues, madje arritën të gjejnë golin pas gjashtë minutash lojë me anë të Luis Felipe, por VAR prishi festën duke anuluar golin për një pozicion jashtë loje.
Gjithses, goli mbërriti pas gjysmë ore lojë nga një 11-metërsh i fituar nga Daka me VAR(ndërhyrje e parregullt nga Zhongo) dhe i kthyer në gol nga Kasalla.
Në pjesën e dytë ritmi bie dhe ndërprerjet e lojës janë të shumta, rezultati mbetet i pandryshua deri në fund.
Me këtë fitore, Vora ngjitet në kuotën e 30 pikëve, vendi i 8-të, në kuotë të njëjtë me Bylisin e vendit të 7-të. Teuta mbetet me 38 pikë në vendin e 6-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




