Votimi në Parlamentin Evropian/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale
Parlamenti Evropian i dha të enjten dritë jeshile nisjen e negociatave për krijimin e variantit digjital të euros, një projekt që ka vite që po zhvillohet por që dihet që së pari BE të dakordësohet për kuadrin ligjor ku do të bazohet monedha virtual para se të jetë e disponueshme për përdorim. Blloku beson se një euro digjitale është zgjidhja për redaktimin e varësisë ndaj sistemeve amerikane të pagesave si Visa, Mastercard, Apple Pay dhe Google Pay.
Hapi i radhës është që negociatorët e Parlamentit Evropian dhe kryeqyteteve evropiane të nisin bisedat për arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të këtij viti, dhe nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, euro digjitale do të jetë e disponueshme për qytetarët e vendit të bllokut në 2029-ën.
Takimi i parë i negociatorëve mbahet këtë muaj, ndërkohë që ekzistojnë plane edhe për një program pilot në mes të 2027-ës për të testuar se si mund të funksionojë në praktikë euro digjitale, nëse gjithmonë arrihet një marrëveshje.
Një nga negociatorët kryesor të Parlamentit Evropian, euro deputeti, Fernando Navarrete Rojas këmbënguli se monedha digjitale e bllokut do të ishte një alternativë dhe jo e detyrueshme dhe se ata që thoshin se kjo monedhë do të përdorej si mjet kontrolli po gënjenin pasi sipas tij dot ë zbatohen standardet më të larta të privatësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




