Vrasja e efektivit, ministri i Brendshëm në Korçë: Jemi pranë familjarëve të Eneas, hetim të thelluar për ngjarjen

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ndodhet në Korçë për një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së efektivit Enea Mekolli.

Duke folur për mediat, Lamallari shprehu ngushëllime dhe mbështetje për familjen e të ndjerit, si dhe policit tjetër të plagosur, Edison Adri.

“Jam këtu për t’i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes së efektivit të vrarë, vetëm 34-vjeçar, Enea Mekolli.

I njëjti ngushëllim shkon dhe për çdo efektiv të Drejtorisë Vendore së Policisë Korçë, kolegëve të Eneas. Jam këtu gjithashtu për t’i shprehur atyre përkrahjen, mbështetjen si Ministër i Punëve të Brendshme.

Gjithashtu pasi vizitova edhe kolegun e tij, Edisonin në Spitalin e Traumës, u sigurova nga stafi mjekësor se kanë të gjithë vëmendjen maksimale dhe mbështetjen maksimale, për ta trajtuar në mënyrën më të specializuar të mundshme. Dhe sigurisht këto momente janë të rëndësishme, që ne të jemi pranë familjarëve të tyre, si të Eneas, si të Edisonit”, tha ministri Lamallari.

Pas konferencës për media bashkë me kreu  e Policisë së Shtetit dhe kreun e AMP, ministri i Punëve të Brendshme do të shkojë për ngushëllim në familjen e efektivit të vrarë, Enea Mekolli.

Më herët ai ka qenë në Spitalin e Traumës ku ka vizituar efektivin e plagosur, si dhe tha për mediat që për ngjarjen e rëndë do të ketë një hetim të thelluar për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme