Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK jep pretencën: 157 vite burg në total për të akuzuarit

Aktualitet | 1 vit më parë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 6 të pandehurit në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në  2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. SPAK kërkon për të akuzuarit 157 vite burg në total, konkretisht:

Leonard Duka – 32 vite burg

Erlis Duka – 25 vite burg

Fatmir Hyseni – 32 vite burg

Aleksandër Manxhaku – 22 vite burg

Oltian Loga – 23 vite burg

Dritan Agaj – 23 vite burg

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 27 gushtit 2019, kur Santiago Malko u qëllua për vdekje me breshëri plumbash. Ai kishte qenë më parë punonjës i Policisë së Shtetit, por ishte larguar nga radhët e uniformave blu.

Hetimet kanë ngritur dyshime se Malko ishte përfshirë në disa aktivitete kriminale dhe se ekzekutimi i tij mund të jetë pasojë e konflikteve për trafik droge, borxhe të pashlyera dhe përplasje mes grupeve kriminale rivale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme