Vrasja e ish-policit shqiptar, autoritetet italiane deklarojnë se u vra për hakmarrje, identifikojnë autorin

Aktualitet | 1 vit më parë

Në muajin qershor në Padovë të Italisë u ekzekutua ish-polici i burgjeve në Shqipëri, Fatos Cenaj, ndërsa këtë të diel autoritetet italiane konfirmuan se ai është vrarë për hakmarrje.

Të dhënat nga mediet italiane konfirmojnë se 58-vjeçari Cenaj u vra për hakmarrje nga një person që hetuesit italianë tashmë e akuzojnë për vrasje me paramendim. 

Ekspertët e grupit hetimor kanë administruar qindra orë pamje filmime të kamerave të sigurisë dhe kanë marrë dëshmitë e dhjetëra personave, ndërsa kanë arritur në konkluzionin se vrasja ishte planifikuar.

Pistat hetimore të ngritura nga ekspertët i kanë sjellë ata në Shqipëri, ku mendohet të ketë lindur shkaku i kësaj hakmarrjeje të mundshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 qershorit, teksa Cenaj po shkonte në punë si çdo mëngjes, kur ai u gjet i vrarë. Fillimisht u mendua për ngjarje aksidentale, por në spital mjekët zbuluan një plagë plumbi në kokë. 

Fatos Cenaj ishte ish-punonjës burgu në Shqipëri, ndërsa autori i vrasjes është identifikuar, por ende nuk është kapur nga policia.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme