Vrasja e Martin Canit, Gjykata dënon me 16 vite burg autorin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Perlleshajn, autorin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas, ngjarje kjo e regjistruar në nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli”.
Mario Përlleshaj është dënuar me 12 vite për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së Luis Meçes, por në bashkim të dënimeve, përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie.
Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 25 vite burgim për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave” ndaj Mario Përlleshajt, ndërsa Gjykata ka vendosur sot dënimin e tij me 16 vite burg.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa metra larg ambienteve të shkollës. Konfrontimi mes adoleshentëve kishte nisur disa ditë para krimit. Konflikti vijoi sapo fëmijët lanë ambientin shkollor, duke kulmuar me vrasjen e Martin Canit. Edhe vetë autori i dyshuar, Përlleshaj, mbeti i plagosur nga përleshja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



