Vrasja e Martin Canit/ Mbrojtja e autorit kërkon rikualifikimin e veprës penale, vendimi më 9 dhjetor

Gjykata e Tiranës pritet të shpallë në datën 9 dhjetor vendimin për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, nëntorin e vitit të kaluar.
Gjatë seancës së sotme mbrojtja ligjore e 15-vjeçarit kërkoi rikualifikimin e veprës penale për të miturin Marjo Perlleshaj nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.
Organi i akuzës më herët kishte kërkuar dënimin me 25 vite burg për autorin, por duke marrë parasysh nenin 97 të Kodit Penal për të miturit që parashikon se nuk mund të jepet më shumë se gjysma e dënimit që parashikohet për këtë vepër në Kodin Penal, në rast se pranohet kërkesa e prokurorisë, Perlleshaj nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite burg.
Në seancën e ardhshme, Gjykata Penale e Tiranës do të shpallë vendimin përfundimtar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor 2024, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




