Vrasja e Renis Dobrës- Dy të arrestuar, të përfshirë në krim dyshohen tre vëllezër

Policia ka vënë në pranga dy nga autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, më 8 korrik në zonën e Shkopetit ne Mat. Të arrestuarit janë Petrit Çakrri, i ndaluar në Tropojë, dhe Fatjon Bushgjoka, i kapur në Tiranë, ndërsa vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Tre vëllezërit dyshohen si organizatorë të rrëmbimit dhe vrasjes së të riut, ndërsa Çakrri si person që i ka ndihmuar. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se dy të arrestuarit dhe viktima ishin përfshirë më herët në aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të lëndëve narkotike në Gjermani. Sipas hetimeve dyshohet se Renis Dobra i kishte mashtruar vëllezërit Bushgjoka, çka mendohet të ketë qenë motivi kryesor për eliminimin e tij.
Sakaq policia arriti në gjurmët e të dyshuarve nga automjeti i marrë me qira nga autorët në aeroportin e Rinasit, duke u bërë element kyç në identifikimin dhe ndjekjen e lëvizjeve së tyre përpara dhe pas krimit të rëndë. Automjeti u lokalizua përmes kamerave të sigurisë dhe gjurmimit GPS. Një ditë pas raportimit si I zhdukur mëngjesin e 9 korrikut, policia gjeti trupin e Renis Dobrës pranë liqenit të Shkopetit. Hetimet treguan se 23-vjeçari ishte dhunuar, mbytur me litar dhe më pas ishte hedhur në një zonë me shkurre rreth 10 metra larg bregut të liqenit, së bashku me automjetin që ai përdorte.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




