Vrasja në Nikël, autori rrëfen dinamikën: E qëllova pasi më goditi me kosë në krah

Aktualitet | 7 muaj më parë

Autori i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Fushë Krujë, dha dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku rrëfeu gjithë dinamikën e ngjarjes.

Burimet e Policisë së Tiranës bëjnë me dije se Eduart Afmataj deklaroi se, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, ku më pas, sipas tij, Cangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah.

Pas kësaj, Eduard Afmataj ka deklaruar se ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 48-vjeçarin, duke e lënë të vdekur.

Konflikti, sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, ka ndodhur në tokën e viktimës në Vrion të Niklës.

Menjëherë pas krimit të kryer, ky i fundit ka lajmëruar Policinë duke i treguar për krimin e kryer dhe më pas është larguar.

Afmataj u arrestua pa u mbushur 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal në Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë.

Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Po sipas grupit hetimor, mes autorit dhe viktimës prej një viti kishte një konflikt për një pronë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme