Vrasje në lagjen e Kalasë në Berat, 63-vjeçar vret me thikë një 42-vjeçar pas një konflikti

Aktualitet | 1 vit më parë

Një ngjarje e rëndë kriminale shënoi sot pasdite lagjen e Kalasë në Berat, ku një konflikt rezultoi me pasoja fatale.

Rreth orës 15:10, Policia e Beratit konfirmoi se në lagjen historike të Kalasë ka ndodhur një vrasje. Shtetasi K. M. (i njohur edhe si K. H.), 63 vjeç, banues i lagjes “Barrikadë” në Berat, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues i Tiranës.

Si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit, i cili sipas burimeve paraprinte nga motive të dobëta, 42-vjeçari humbi jetën gjatë transportit drejt spitalit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit. “Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij,” bëri të ditur Policia.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë akt tragjik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme