Vriten 16 palestinezë në një shkollë në Gazë nga sulmet izraelite

16 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gazë. Nga ana e saj, ushtria izraelite ka theksuar se ka pasur në shënjestër militantë të Hamasit dhe mori masa paraprake për të minimizuar rrezikun për civilët.
Sipas Zëdhënësit të Shërbimit të Emergjencave Civile në Gazë Mahmoud Basal ka deklaruar se numri i të vdekurve mund të rritet sepse shumë nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Al-Nuseirat, një nga tetë kampet e refugjatëve të Rripit të Gazës, që u bombardua nga forcat izraelite.
Ndërkaq, një sulm ajror më herët vrau të paktën 10 njerëz dhe plagosi shumë të tjerë.
Në përditësimin e të vrarë në luftën gati nëntë-mujore, Ministria e Shëndetësisë së Gazës ka shpjeguar se ushtarake izraelite në të gjithë enklavën vranë të paktën 29 palestinezë në 24 orët e fundit dhe plagosën 100 të tjerë.
Në mesin e të vrarëve në sulmet ajrore ishin edhe pesë gazetarë lokalë, duke rritur numrin e gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori, duke i çuar shifrat në 158, sipas zyrës së mediave të qeverisë së Gazës të udhëhequr nga Hamasi.
Autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se më shumë se 38,000 palestinezë janë vrarë në ofensivën e Izraelit.
Ministria e Shëndetësisë nuk bën dallim midis luftëtarëve dhe jo luftëtarëve, por zyrtarët thonë se shumica e të vdekurve janë civilë.
Izraeli ka humbur 323 ushtarë në Gazë dhe të paktën një e treta e të vdekurve palestinezë janë luftëtarë.
Izraeli nisi ofensivën e tij, me qëllim eliminimin e grupit militant islamik Hamas, në përgjigje të sulmiT të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe mbi 250 u morën peng.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




