Walker paralajmëron Mbappé: Sigurisht që nuk do t’i hap një tapet

Uncategorized | 4 vite më parë

Kyle Walker është gati të sfidojë Kylian Mbappé. Do të jetë në dorën e mbrojtësit anglez që ka detyrën e mundimshme për të ndalur fenomenin francez të shtunën në mbrëmje në çerekfinalen e Katarit 2022. “Ndeshja nuk është Anglia kundër Mbappé, por Anglia kundër Francës – shpjegoi ai në Konferenca për shtyp – Ne do ta respektojmë atë, por nuk do të hap tapetin e kuq që ai të shënojë. Është fito ose vdis, nëse humbasim shkojmë në shtëpi”.

Walker nuk e fsheh njëfarë optimizmi për mënyrën se si mund të ndalet Mbappé: “E di se çfarë duhet të bëj, duhet ta ndaloj. Ndoshta është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por nuk e nënvlerësoj veten. Kam takuar lojtarë të mëdhenj më parë. Kështu që unë e trajtoj atë si një tjetër prej tyre. Unë do t’i jap atij respektin që meriton, por jo shumë sepse kjo është Anglia. Asnjë lojtar nuk bën një ekip. Ky nuk është tenis, nuk është një sport solo”.

Dueli Walker-Mbappé është i paprecedentë në Kupën e Botës, por të dy janë përballur katër herë në sezonet e fundit në Champions League me fanellat e Manchester Cityt dhe PSG-së. Mbrojtësi i Cityt ka shpejtësi të madhe në karakteristikat e tij, një cilësi themelore në përpjekjen për të ndalur xhevahirin transalpin.

Walker, megjithatë, është kundër identifikimit të Francës vetëm me Mbappé. “Mendoj se kur luajtëm kundër tij në katër ndeshjet e Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn, nuk mendonim vetëm për Mbappen dhe kështu do të jetë edhe të shtunën. Ka lojtarë të tjerë të mirë që nuk mund t’i nënvlerësojmë, lojtarë që kanë fituar tituj të mëdhenj, kanë fituar Kupën e Botës. Ai është një lojtar i madh – të gjithë e dimë këtë – por le të mos harrojmë Olivier Giroud, i cili ka shënuar gola të panumërt për Francën dhe në Premier League, Ousmane Dembele që është, për mua, po aq i mirë në krahun tjetër, dhe shumë i zgjuar si Antoine Griezmann”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme