Wanda Nara denoncon Mauro Icardin

Gosip | 2 vite më parë

Wanda Nara denoncon Mauro Icardin për vjedhjen e 70 mijë dollarëve. Vjen një episod i ri nga Argjentina ku përfshihet tashmë ish-çifti, duke qenë se showgirl ka disa kohë që shoqërohet me reperin L-Gante, pavarësisht se sulmuesi i Galatasaray-t u përpoq, madje kohët e fundit, të rivendoste marrëdhëniet.

Duke iu rikthyer ankesës, gjithçka daton nga një episod i ndodhur në Buenos Aires, ku Wanda ishte kthyer pas pushimeve në Brazil me L-Gante. Këtu shoëgirl-i ka takuar Icardin, i cili, shpjegon Pepe Ochoa i programit televiziv argjentinas LAM, “nuk e la të kthehej në apartamentin që është ende në pronësi të të dyve”.

Situata ka degjeneruar shpejt në një sherr ku janë përfshirë edhe vajzat, Isabella dhe Francesca, të cilat ish-kapiteni i Interit do të dëshironte t’i sillte për të jetuar në Evropë. Për këtë arsye, Wanda më vonë ka denoncuar Icardin për dhunë dhe gjithashtu për zhdukjen e pretenduar të 70 mijë dollarëve.

Icardi ka marrë njoftimin, me detyrimin për ta lejuar për tu rikthyer në shtëpi si dhe për t’u paraqitur më 15 nëntor në seancën e parë për procesin e divorcit mes të dyve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme