Wenger vlerëson PSG-në e Luis Enrique: Të gjithë dinë të driblojnë, nuk kanë frikë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Gjatë një konference të mbajtur të enjten nga Grupi i Studimit Teknik të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s, Arsène Wenger vlerësoi hapur Paris Saint-Germain, duke theksuar origjinalitetin e projektit të udhëhequr nga Luis Enrique. Ish-trajneri i Arsenalit, tani përgjegjës për zhvillimin global të futbollit në FIFA, theksoi një tipar dallues të ekipit parisien: aftësitë e tyre në driblim.

“Jetojmë në një epokë të dominuar nga pasimet, por ajo që të gjithë lojtarët e PSG-së kanë të përbashkët është aftësia e tyre për të mposhtur kundërshtarin e tyre. Dembélé, Barcola, Doué… të gjithë  përballen dhe janë të patrembur. Është interesante të shohësh këtë lloj qasjeje në një ekip dominues”, tha Wenger, duke mbështetur artin e driblimit, i cili shpesh anashkalohet në futbollin modern.

Ish-trajneri francez vlerësoi më pas intensitetin e sistemit me presion të lartë që e dallon PSG-në: “Është mbresëlënëse mënyra se si Parisi ka luajtur për një vit, presion i vazhdueshëm dhe gola në minutat e para. Nuk mund të gabosh me këtë formulë”.

Duke komentuar fitoren kundër Real Madridit, ai vuri në dukje se, “dy golat e parë erdhën falë presionit, ndërsa i treti dhe i katërti ishin rezultat i ekzekutimeve perfekte taktike”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme