Xabi Alonso: E ardhmja? Duhet të presim

Futboll Bota | 2 vite më parë

Çfarë po bën Xabi Alonso? “Asgjë e re për të thënë për të ardhmen time, përgjigja është e njëjta, duhet të presim. Komunikimi me klubin është gjithmonë i mirë. Ka qartësi mes të gjithëve”. Kështu foli sot trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp për të ardhmen e tij, ndërkohë që zërat po shtohen për një kalim të mundshëm te Real Madrid për të pasuar Carlo Ancelottin.

Sipas revistës gjermane Kicker, Fernando Carro dhe Simon Rolfes, përkatësisht CEO dhe drejtori sportiv i Leverkusenit, i kanë bërë planet, praktikisht kanë mbyllur një marrëveshje me Erik ten Hag, ish-trajnerin e Utrecht, Ajax dhe Manchester United, nga i cili u shkarkua në tetor 2024.

Bisedimet janë në një fazë shumë të avancuar dhe gjithçka sugjeron se Ten Hag do të zëvendësojë Xabi Alonson, lamtumira e të cilit, garanton Kicker, duhet të zyrtarizohet jo më vonë se fundi i sezonit. Kështu përfundon seria e fitoreve të Xabi Alonso me Leverkusen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme