Xhafaj: Kontributi i Venecias, jetik për legjitimitetin, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e projektit tonë kushtetues
Kreu i Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se kontributi i dhënë nga Komisioni i Venecias, ka qenë jetik për legjitimitetin, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi. Por Xhafaj shtoi se, pavarësisht kësaj, ka ende shumë punë për të bërë me qëllim konsolidimin e kësaj reforme për ta ruajtur atë siç tha ai “nga deformimet e brendshme, të jashtme dhe rezultatet e saj të jenë sa më të prekshme dhe të besueshme për qytetarët”.
“Reforma në drejtësi, rezultat i një procesi të gjatë por jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Reformë e përmasave historike. KiE në çdo raport ka theksuar: reforma në drejtësi, transformimi më i thellë institucional në Shqipëri dhe kushti kyç për përparimin e procesit të integrimit europian.
Ndarja e qartë ndërmjet pushteteve, përmes pavarësisë së pushtetit gjyqësor, arritja e parë dhe më e madhe e reformës.
Risi fakti se në zbatimin e këtij projekti, sistemi i drejtësisë funksion mbi parimin e vetë qeverisjes dhe vetërregullimit përmes ngritjes së institucioneve kolegjial dhe monokratike”, deklaroi Xhafaj.
Ky i fundit, në fjalën e mbajtur në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, theksoi se reforma në drejtësi me zgjidhjet e bëra në arkitekturën institucionale, krijimin e GJKKO, SPAK dhe BKH, ka dhënë forcë goditëse në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta.
“Me hapat e hedhura, fenomeni i pandëshkueshmërisë ka marrë goditje të fortë. Vetingu, një tjetër rëndësi thelbësore e reformës në drejtësi. Venecia thoshte: reforma shqiptare në drejtësi krijon mekanizma të paprecedent kontrolli të integritetit dhe është e përputhshme me standartet kushtetuese europiane.
Institucionet e kontrollit që do të realizojmë, të realizojnë një proces normaliteti ku standardi i integritetit të jetë pjesë thelbësore e karrierës së magjistratit pa pasur nevojë për procese rrënjëësore filtrimi”, shtoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




