Yamal ndjek hapat e Maradonës, Ronaldinhos dhe Messit, rinovimi dhe numri 10

Futboll Bota | 1 vit më parë

Barcelona ka një numër 10 të ri, është Lamine Yamal. Klubi katalanas njoftoi lajmin përmes kanaleve të tij zyrtare, duke e kurorëzuar spanjollin me një murale të madh në Rocafonda, qytetin e lindjes së lojtarit, Mataró, me fjalët “Nga Rocafonda në botë. Lamine Yamal 10”.

Klubi gjithashtu zyrtarizoi rinovimin e kontratës së talentit të ri deri në vitin 2031. Duke mbajtur numrin 10, fenomeni i ri i futbollit botëror do të vazhdojë trashëgiminë e rëndësishme të kampionëve të pabesueshëm si Maradona, Rivaldo, Romario, Riquelme, Stoichkov, Ronaldinho dhe Messi.

Sipas raportimeve, Yamal ka nënshkruar një kontratë të re me një pagë prej afërsisht 20 milionë eurosh në sezon dhe një klauzolë lirimi marramendëse prej 1 miliard eurosh. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar të këtyre detajeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme