Ysni Ismaili, përforcimi i parë i Dinamos

Dinamo ka zyrtarizuar blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Klubi blu njofton se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Ysni Ismaili, që ka spikatur me fanellën e Vorës në këto sezonet e fundit. 23-vjeçari është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë.
“Ysni Ismaili është zyrtarisht pjesë e Dinamo City. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ai aktivizohet në linjën e djathtë dhe vjen te 18 herë kampionët e Shqipërisë nga Vora.
Më parë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Ismaili është përforcimi i parë i “Nëndetëses” në këtë merkato vere”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




