Zbardhen dy vjedhje në Tiranë, në pranga një grua, vodhi 40 mijë paund në një market. Arrestohet edhe një 28-vjeçar

Aktualitet | 7 muaj më parë

Dy raste vjedhje të ndryshme të ndodhura në Tiranë janë zbardhur nga policia brenda 24 orëve duke vënë në pranga 2 persona.

Gjatë operacionit “Kaseta”, u arrestua shtetasja M. Xh., e dyshuar për vjedhjen e 40 000 paundëve. Sipas hetimeve, shuma ishte lënë përkohësisht në kasetën e depozitimit në një market nga një klient, punonjës i një subjekti për këmbimin e valutave.

Policia bëri të ditur se shuma e parave u gjet në subjektin ku punonte e dyshuara dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Edhe gjatë operacionit “The Driver”, u arrestua shtetasi L. B., 28 vjeç. Sipas policisë, gjatë 6 muajve ai dyshohet se ka përvetësuar rreth 3 000 000 lekë, duke shitur për llogari të tij pajisje të një subjekti ku ishte i punësuar si shofer. Pajisjet shërbenin për përpunimin dhe konsumin e kafesë.

Si provë materiale u sekuestrua edhe një automjet në pronësi të subjektit, me të cilin i arrestuari transportonte pajisjet e vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme