Zbardhen emrat e anëtarëve të PS dhe Rithemelimit për ngritja e dy komisioneve hetimore

Politikë | 3 vite më parë

Pas gjetjes së dakordësisë  ndërmjet  mazhorancës dhe Rithemelimit për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare, palët duke se kanë rënë dakord dhe për emrat që do përfaqësojnë krahët politik. 

Janë publikuar këtë të mërkurë anëtarët e opozitës dhe mazhorancës së dy komisioneve të ngritura, njëri që do të merret me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS dhe i dyti për çështjet e “Sterilizimit” dhe “Check Up”-it.

Emrat e anëtarëve të opozitës u bënë publikë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Komisioni hetimor për ndërhyrjet në TIMS:

Ervin Salianji – kryetar

Toni Gogu Nënkryetar.

Ramadan Lika

Lefter Gështenja

Lindita Metalija

Elda Hoti

Luan Baci

Asllan Dogjani

Zëvendësues-Bledion Nallbati, Isuf Çela

Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi:

Albana Vokshi- kryetare

Plarent Ndreca Nënkryetar

Zheni Gjergji

Ina Zhupa

Edmond Spaho

Sajmir Korreshi

Xhelal Mziu

Petrit Vasili

Zëvendësuese Ilda Dhori/ Emilia Koliqi.

Grupi parlamentar i PD ka miratuar edhe përbërjen grupit të punës në komisionin e ligjeve i cili përbëhet nga 6 anëtarë të ndarë në tre të mazhorancës dhe tre të opozitës.

Emrat e propozuar të opozitës janë Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho, ndërsa vendi i tretë i është lënë kolegëve që ndajnë një mendim ndryshe brenda PD.  Sipas informacioneve, anëtarë zëvendësues janë Dhurata Çupi dhe Fatmir Mediu.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme