Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë, gjendet varri i parë monumental romak në Shqipëri

Kulturë | 1 vit më parë

Në fshatin Strikçan të Bulqizës, një gërmim arkeologjik ka nxjerrë në dritë një zbulim të jashtëzakonshëm: varrin e parë monumental të periudhës romake të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se “specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë. Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”

Varri monumental, me përmasa 9 metra gjatësi dhe 6 metra gjerësi, përmban një dhomë funerare me lartësi 2.4 metra. Sipas specialistëve, mauzoleumi i përket një periudhe të rëndësishme të pranisë romake në territoret ilire, duke ofruar një pasqyrë të re mbi ndikimin e kulturës romake në zonën e Dibrës.

Ky mbishkrim është i pari i këtij lloji i zbuluar në rajonin e Dibrës dhe konsiderohet një dëshmi e rrallë e ndërthurjes së kulturës lokale me atë romake.

Ky zbulim shënon një moment historik për arkeologjinë shqiptare, duke hedhur dritë mbi një periudhë pak të studiuar të historisë së rajonit.

Ekipi i arkeologëve, i përbërë nga specialistë vendas dhe ndërkombëtarë, po vijon punën për të analizuar më tej gjetjet dhe për të mbrojtur sitin arkeologjik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme