Zbulohet në Tiranë një call-center që mashtronte qytetarët E BE, në pranga 2 persona

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Shtetit realizoi një operacion, ku zbuloi një call-center, i cili mashtronte qytetarët e Bashkimit Evropian. Sipas dikasterit blu, punonjësit e call-cneter i bindnin qytetarët e huaj që të investonin në bursa fiktive.

Në pranga u vu administratori i subjektit, K.P., 28-vjeç, ku u gjetën 65.210 euro dhe M.H., 38-vjeç, të cilit në banesë iu gjetën 41.500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme.

Policia procedoi penalisht 38 shtetas të punësuar në call center, ku në total janë sekuestruar 106.710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, etj.

Objekti ku punonjësit e call centër ushtronin aktivitetin u identifikua në rrugën “Bardhok Biba”, në një subjekt të licencuar për marketing, suport dhe konsulencë.

Policia sekuestroi listat e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit, listat e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro.

Dy të arrestuarit dhe 38 të proceduarit do të përballe me drejtësinë për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme