Zelenski do të takohet me 4 shtator me udhëheqësit evropianë

Botë | 1 vit më parë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të takohet me udhëheqësit evropianë në Paris, të enjten (4 shtator) për të diskutuar hapat e ardhshëm dhe çfarë mund të bëhet për të rritur presionin ndaj Rusisë, tha një burim për AFP-në.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pritet të jetë pjesë e takimit, deri më tani.

Evropa po përgatit plane për dërgimin e trupave në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë pas luftës, të cilat do të kenë mbështetjen e plotë të aftësive të SHBA.

“Garancitë e sigurisë për Ukrainën janë me rëndësi të madhe dhe absolutisht thelbësore. Ne kemi një plan të qartë veprimi dhe patëm një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë. Kjo çështje po përparon shumë mirë, këmbëngul ajo, pavarësisht informacioneve të rrjedhura që tregojnë të kundërtën”, tha Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme