Zelensky: I gatshëm të takohem me Putinin edhe pa armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ai është i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, edhe nëse Rusia nuk pranon të pajtohet me armëpushimin para bisedimeve.
“A jemi gati të takohemi në nivelin e udhëheqjes pa armëpushim? Unë do të thoja po”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp.
Më parë lideri ukrainas këmbënguli se një armëpushim duhet t’i paraprijë çdo negociatë me Rusinë.
“Besoj se nëse nuk ka armëpushim, duhet të vendosen sanksione. Në përgjithësi, besoj se sanksionet duhet të vendosen nëse Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës. Por, përsëri, pala amerikane thotë: prisni, kjo është shumë, ne duhet të gjejmë një kompromis”, tha Zelensky.
Raundet e fundit të negociatave në Stamboll më 16 maj dhe 2 qershor prodhuan shkëmbimet e të burgosurve por asnjë lëvizje e vërtetë drejt armëpushimit.
Rusia vazhdon të planifikojë për ofensivën e saj, teksa u mbajt raundi i fundit i negociatave ditën e hënë, ku hartoi një memorandum, të cilat përfshijnë lëshime territoriale përtej asaj që kontrollon Rusia aktualisht, një veto mbi anëtarësimin e NATO-s për Ukrainën dhe kufijtë e madhësisë dhe aftësive të forcave të armatosura të Ukrainës.
Presidenti amerikan Donald Trump ka argumentuar vazhdimisht se ai mund të negociojë paqen në një takim të drejtpërdrejtë me Putinin, ose në një takim trepalësh me drejtuesit e SHBA, Ukrainës dhe Rusisë, por zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha të martën se një takim midis drejtuesve është ‘nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti. ’
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




