Zelensky njofton projektligjin e ri për organet antikorrupsion pas protestave

Botë | 1 vit më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ka miratuar një projektligj të ri që garanton lirinë e dy organeve antikorrupsion në Ukrainë.Njoftimi erdhi ndërsa vendi u përfshi nga protestat që kundërshtonin miratimin e një ligji që sipas kritikëve kufizonte pavarësinë e dy agjencive.

Këtë të enjte Zelensky duket se u tërhoq nga ai ligj, duke thënë se projektligji i ri kishte qëllim të mbronte pavarësinë e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës NABU dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Antikorrupsion SAP dhe t’i mbronte ato nga ndikimi rus.

“Është e rëndësishme që të ruajmë unitetin”,- tha presidenti ukrainas, ndërsa theksoi se projektligji i ri ishte i balancuar, por nuk dha detaje.

Ndërkohë ligji i miratuar të martën vendoste dy agjencitë antikorrupsion të Ukrainës nën kontrollin e prokurorit të përgjithshëm, i cili emërohet nga presidenti.

Zelensky e justifikoi vendimin e tij për të kufizuar kompetencat e dy organeve duke përmendur ndikimin rus, por ai prit me protesta masive, të parat që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Të mërkurën mijëra ukrainas dolën në rrugët e qyteteve, përfshirë Kievin duke kundërshtuar vendimin e qeverisë. Ligji i miratuar të  martën u kritikua edhe nga Brukseli, por këtë të enjte, BE mirëpriti vendimin e qeverisë ukrainase për të ndërmarrë veprime kundër tij.

Tërheqja e Zelenskyt erdhi një ditë pasi negociatorët nga Rusia dhe Ukraina u takuan në Stamboll për një raund të tretë bisedimesh, nga të cilat nuk u arrit ndonjë rezultat i rëndësishëm dhe dy vendet vijojnë sulmet ndaj njeri-tjetrit.

Sakaq mëngjesin e së enjtes (24 korrik) avionë rusë lëshuan dy bomba mbi qytetin ukrainas të Hrkivit, duke plagosur të paktën 37 persona, sipas zyrtarëve rajonalë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme